“Dorian” kërcënues për jetën

“Dorian” kërcënues për jetën

Numri i viktimave të uraganit “Dorian” në ishujt Bahamas është rritur ndjeshëm. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën thonë autoritetet, ndërsa numri pritet që të rritet, për shkak të të zhdukurve.

Uragani “Dorian” pritet të sjellë një rritje të stuhisë kërcënuese për jetën në brigjet lindore të SHBA.

Parashikuesit e motit thonë se uragani po intensifikohet dhe do të lëvizë në mënyrë të rrezikshme pranë Floridës, transmeton rtv21.tv.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis e quajti stuhinë si një nga krizat më të mëdha kombëtare në historinë e tyre.

“Dorian” u dobësua pasi goditi Bahamas, por tani është forcuar përsëri. Aktualisht ka erëra të qëndrueshme maksimale prej 185 km/orë.

Më 1 shtator uragani goditi ishujt Bahamas me erëra deri në 298 km/orë që është e barabartë me më të lartat e regjistruara ndonjëherë.

Uragani përmbysi ishujt Abaco dhe Bahamas, në veri të arkipelagut, për dy ditë./21Media