Të lënduar më shumë se 600 persona

Të lënduar më shumë se 600 persona

E plotësuar(11:00):Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka arritur në 29, ndërsa 658 persona janë të lënduar.

Në spitalin e Traumës janë 32 të lënduar, raporton oranews.
______________________________________________________________________________________________________________________________________

E plotësuar: Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes janë lënduar mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar.
______________________________________________________________________________________________________________________________________

Një i lënduar nga tërmeti që ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, duke e çuar në 25 bilancin e viktimave.

Nuk bëhet i ditur emri i viktimës, por gazetarja e Ora News, Keti Banushi thotë se i përket zonës së Thumanës.

Të lënduar nga tërmeti janë më shumë se 600 persona, ndërsa që prej mëngjesit të djeshëm dhe deri sot 27 nëntor raportohet se janë regjistruar mbi 300 lëkundje.

Shqipëria në mëngjesin e së martes është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Numri i i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 23, ndërsa raportohet për qindra të lënduar.

Në mesin e viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Shqipëri janë edhe dy vëllezër nga Gjilani.

Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat kanë ngushëlluar dhe mbështetur popullin shqiptar. Për tërmetin e sotëm, i cili u ka marrë jetën e dhjetëra njerëzve është shkruar edhe nga mediat prestigjioze botërore, CNN, BBC, The Guardian, etj.

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë që nga viti 1926./21Media