Së paku 228 persona të humbur

Së paku 228 persona të humbur

Zyrtarët thonë se trembëdhjetë trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në Kaliforni, duke çuar numrin e të vdekurve nga zjarret më vdekjeprurëse të shtetit amerikan në 42. Mbetjet u gjetën kryesisht në qytetin e djegur të Paradise, në veri të shtetit.

Së paku 228 persona janë të zhdukur dhe zjarri vazhdon të bëhet i pakontrollueshëm. Afërsisht, 7 mijë e 200 objekte janë shkatëruar dhe 15 mijë e 500 janë në rrezik. Zjarri e ka tejkaluar tashmë fatkeqësinë e “Griffith Park”, të vitit 1993 që përfundoi me vdekjen e 31 personave. Në jug, zjarri ka shkaktuar vdekjen e dy personave, dhe ka dëmtuar vendpushimet e plazhit, duke përfshirë edhe Malibu.

Rreth 250 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në gjithë shtetin. Mbrëmjen e së hënës, shefi i qarkut Butte Kory Honea konfirmoi numrin e të vdekurve dhe numrin zyrtar të të zhdukurve. Në mesin e viktimave ishin persona të moshuar në pamundësi që të lëvizin ose persona që vendosën të qëndrojnë pavarësisht urdhërave për evakuuim.

Ekspertët e forenzikës po vazhdojnë kërkimet në Paradise, por zyrtarët tregojnë se gjetja e trupave mund të shkojnë deri në disa javë./21Media