(I plotësuar)

(I plotësuar)

Ekipi i RTV21, i cili gjendet në Shqipëri ka njoftuar se shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martes në Shqipëri ka arritur në 42.

Ndërsa, të lënduar janë qindra persona.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në rrënoja të shtëpive për gjetjen e personave të tjerë, që gjenden nën rrënoja.

______________________________________________________________________________

Nxirret edhe një viktimë nga rrënojat në Durrës

Është nxjerrë nga rrënojat edhe një trup pajetë në pallatin gjashtë katësh në Durrës.

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë trupin e pajetë të një gruaje, duke e çuar në 40 numrin e viktimave, raporton oranews.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit u nxorën nga rrënojat 3 trupa më Thumanë.

Numri i viktimave pritet që të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë ku ka thënë se në këto momente është e nevojshme ndihma financiare dhe jo materiale.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit, u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.