Vdiq në spitalin infektiv pacienti 61-vjeçar nga Tirana

Vdiq në spitalin infektiv pacienti 61-vjeçar nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se vdiq edhe një person nga nga COVID-19. Gjatë mëngjesit të sotëm vdiq edhe një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana u vendos në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.

Ai kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë, i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apeloi dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë në numrin 127, në rast se kanë shenja të sëmundjes./oranews