Një vajzë vdiq në spital

Një vajzë vdiq në spital

Shkon në 51 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Viktima 20-vjeçe, Xhesika Biqiku ishte në gjendje kritike për jetën dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj në një shtet të huaj për të marrë mjekim, për shkak të gjendjes së rënduar.

Xhesika Biquku, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumes.

Sot kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera.

Në prill të vitit 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, duke lënë 136 persona të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të lënduar.