“Debat” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

“Debat” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës thirri gazetarët për të ndjekur një debat. U diskutua për raportin ndërmjet shkrimtarëve dhe medieve por folën vetëm shkrimtarët, meqë në të ashtuquajturin debat nuk kishte asnjë përfaqësues të medieve.

Si duket, shkrimtarët e ndikuar nga gjendja e përgjithshme shoqërore në Kosovë, patën vetëm ankesa.

Kërkuan që gazetarët të jenë njëkohësisht edhe kritikë letrarë përderisa thanë se kritikët letrarë në Kosovë janë të rrallë.

Madje shkrimtarët edhe i ofenduan gazetarët e kulturës duke i quajtur anëtarë të klaneve politike e artistike./21Media