Biblioteka kombëtari "Pjetër Bogdani" mblodhi shkrimtarë e personalitete të shquara, për ta nderuar Mandelën shqiptare

Biblioteka kombëtari “Pjetër Bogdani” mblodhi shkrimtarë e personalitete të shquara, për ta nderuar Mandelën shqiptare

Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” ishte vendtakimi i shumë shkrimtarëve dhe personaliteteve të shquara kosovare për të kujtuar e nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Demaçi.

Shyqri Galica, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, hapi akademinë me një minutë heshtje për të vazhduar më pas me një jetë përshkrim të shkurtër për ikonën e rezistencës kombëtare. Galica përshkroi me fjalë të mëdha heroizmin, atdhedashurinë, urtësinë, guximin dhe sakrificën e shkrimtarit, tashmë të ndjerë, Demaçi.

Kjo akademi kishte edhe karakter garues, pasi që u zgjodh punimi/poezia më e mirë kushtuar “Mandelës shqiptare”.  Me këtë rast, autorët e 30 poezive më të mira lexuan punimet/poezitë e tyre, të cilat konkurruan për punimin më të mirë.