Familjes Ismaili i shtohet edhe një antar

Familjes Ismaili i shtohet edhe një antar

Këngëtari i njohur Shkumbin Ismaili i cili me baladat e tij ka bërë për vete shumë dashamirës të muzikës, është bërë baba i një djali për herë të dytë, shkruan rtv21.tv.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram, ku Shkumbini ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet gjysma e fytyrës së vogëlushit të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Brend.

“Një tjetër dhuratë nga Zoti! Mirë se erdhe Brend”, kishte shkruar Shkumbini poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Shkumbini dhe bashkëshortja e tij Mirushja, tre vjet më parë janë bërë prindër për herë të parë të një djali.

Ndryshe Shkumbini është duke e shijuar suksesin e këngës “Me ty dua të jem” të cilën e ka lansuar në fillim të qershorit të këtij viti dhe deri më tani ka mbi 8 milionë klikime në Youtube./21Media