Shkumësi gjen përdorim edhe në shtëpi

Shkumësi gjen përdorim edhe në shtëpi

Shkumësi ka qenë miku juaj qysh kur keni qenë fëmijë, por shumë pak e dini se ai bën mrekulli, e sidomos kur bëhet fjalë për problemet e rregullta shtëpiake me të cilat përballeni. Është e lehtë për t’u përdorur dhe jo vetëm që do t’ju ndihmojë me punët tuaja të përditshme, por gjithashtu do t’ju kursejë shumë para dhe kohë.

1.Hiqni njollat e bezdisshme yndyrore

Përshuta, pica, hamburgerët – sa shumë ju i doni këto ushqime me shumë yndyrë, por bëhet goxha problem i madh kur ju aksidentalisht i hidhni ato në rrobat e juaja. T’i largoni njollat nga rrobat e juaja apo nga mbulesat e tavolinës është punë e lodhshme, e sidomos nëse nuk keni shkumës.

Rekomandohet që t’i fërkoni rrobat me një copë shkumësi dhe ta lini për 10 minuta. Largoni shkumësin dhe pastaj provoni ta pastroni rrobën e ndotur. Shkumësi absorbon yndyrën dhe e largon lehtësisht atë, transmeton rtv21.tv

2.Parandalon ndryshkjen e gjësendeve


Oksidimi është një proces natyror. Qoftë në ndonjë metal apo mjet tjetër, ndryshku është diçka që do të ndodhë kur të arrijë një nivel të caktuar lagështie. Sidoqoftë, ju mund të parandaloni ndryshkun duke përdorur thjesht shkumës! Mbani disa copa shkumësa në kutinë e veglave tuaja dhe lërini të thithin të gjithë lagështinë në ajër.

Këshillë shtesë: Kur jeni duke përdorur një kaçavidë, merrni shkumës dhe fërkojeni atë në fundin e vogël të mjetit. Kjo do t’ju ndihmojë ta zhbllokoni më shpejt dhe të parandaloni rrëshqitjen e kaçavidës.

3.Mban rrobat e juaja të bardha dhe largon ngjyrën e verdhë në rroba

S’ka rëndësi se sa shpesh i pastroni rrobat e juaja të bardha me detergjent, që pohojnë se do t’i mbajnë ato të bardha si bora, me kalimin e kohës ato marrin ngjyrën e verdhë.

Cila është zgjidhja? Fërkoni ato me shkumës para pastrimit. Shkumësi ndihmon në ruajtjen e bardhësisë dhe mbajtjen e rrobave tuaja të bardha të ndritshme. Ju i fërkoni dhe i fërkoni, por ngjyra e verdhë nuk largohet asnjëherë. Ju ndihmon t’i largoni shenjat e verdha dhe pas disa larjesh, ju do ta shihni se ngjyra e verdhë do të largohet nga rrobat e juaja. Po ashtu, mund të aplikohet për t’i larguar papastërtitë që grumbullohen rreth jakave të maicave. Nëse njollat janë të shumta, fërkoni ato me disa shkumësa, lini të qëndrojnë ashtu për 10 minuta dhe pastroni.

4.Largoni njollat në murin tuaj

Nëse keni fëmijë apo kafshë në shtëpi, e dini se sa lehtë krijohen njolla në muret tuaja. Po ashtu, edhe gatimi lë shenja të shumta në muret e kuzhinës dhe në tavan nganjëherë, që është e vështirë të largohen.

Në vend se të shpenzoni shumë para dhe të ridizejnoni muret tuaja, provoni këtë metodë. Merreni një copë shkumës që përshtatet me muret/tavanin dhe fërkoni njolla. Mund të aplikoni shkumës edhe në çarje të vogla dhe copëza në murin tuaj dhe t’i bëni ato të zhduken.

5.Mbani thonjtë të shëndetshëm dhe të pastër

Përveç atyre që u cekën më lartë, ju mund ta përdorni shkumësin si produkt kozmetik. Arrini atë pamje të shtrenjtë të manikyrit duke fërkuar brushën e vogël në shkumës dhe më pas e përdorni atë për të pastruar thonjtë tuaj. Ky proces do t’ju shpëtojë nga papastërtia dhe shkumësi do t’i bëjë thonjtë tuaj të duken të ndritshëm dhe rrezatues. E njëjta gjë mund të përsëritet edhe për thonjtë e këmbëve./21Media