Nuk ka raportime për persona të lënduar

Nuk ka raportime për persona të lënduar

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Korçë. Raportohet se tërmetet kanë qenë njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4..

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Që nga muaji qershor, vala e tërmeteve të njëpasnjëshme përfshiu qarkun e Korçës, duke dëmtuar qindra banesa dhe shtëpi.

Tërmetet në Korçë kishin zënë hapësirë edhe në mediat e huaja. “Reuters”, “Asociatedd Press”, “Uashington Post” “Euronës” etj kishin raportuar për lëkundjet sizmike që janë shënuar në qarkun e Korçës, në Shqipëri./21Media