Rekord në shitjen e biletave

Rekord në shitjen e biletave

Pas premierës në Shqipëri dhe Kosovë, mbrëmë në Cineplexx të Shkupit u shfaq premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”.

Kinematografisë shqiptare iu shtua një film komedi romancë që theu barrierat e kinematografisë shqiptare, një film që të shkrin së qeshuri.

Filmi në vete ngërthente një romancë të një çifti, që sapo ishte martuar ata kishin planifikuar muajin e mjaltit ta kalojnë në Karaibe, por nga një gabim i Ervinit, i cili biletat i kishte rezervuar për vitin tjetër, çifti përfundon për muaj të mjaltit në jug të Shqipërisë. Protagonisti kryesorë Ermal Mamaqi tha se vetëm në javë e parë janë shitur 67 mijë bileta.  Ai për TV21 tha se është duke jetuar në ëndërr.

“Jam si në ëndërr nga i gjithë ky sukses që po korr filmi, ka qenë një ide e Elvana Gjatës ose më saktë një dëshirë për të bërë një film, të cilën unë e mora e rrëmbeva e materializova në një produksion që për një javë ka shitur 67 mijë bileta dhe jam shumë krenar që ky film ka thyer çdo rekord të kinematografisë shqiptare”, tha Mamaqi.

Një film i mbushur me shumë situata komike.

Që në premierën e filmit, nuk mungua as figurat publike si aktorë, politikan, Ministra e sekretarë shtetërorë.

Ministri i Kulturës në Maqedoni, Asaf Ademi shpreson që kësi lloj ngjarjesh të përsëriten më shpesh, sepse, siç tha, vet numri i të interesuarve tregon se sa e duam artin dhe kulturën.

“Besoj se do të kënaqemi kaq shumë njerëz që kanë ardhur ta takojnë artistin kryesorë Ermal Mamaqin, flet për dashurin tonë që kemi ndaj artit shqiptarë dhe kulturës shqiptare”, tha Ademi.

“2 Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafaj, ndërsa në role tjera kanë marrë pjesë aktorët më në zë të Kinematografisë shqiptare, si Koço Devole, Marjana Kondo, Eglein Laknori dhe shumë aktor të tjerë./Tv21