Shkupi shënon “Ditën e Gënjeshtrave”

Apriliada në Shkup

Kështu dukej sot qyteti i Shkupit. Fëmijë të moshave të ndryshme ishin maskuar dhe kishin dalë për të shënuar ditën e 1 Prillit.

Por jo vetëm fëmijët ishin të maskuar, atyre u janë bashkangjitur edhe më të mëdhenjtë.

“Shkëlqyeshëm, ndihem shkëlqyeshëm afër fëmijëve. Nuk është vetëm për fëmijët dita e shakasë, është edhe për të rriturit”, tha një Qytetare.

Me fytyra të buzëqeshura, fëmijët shprehen se janë veshur si personalitete që dëshirojnë të bëhen ose që u pëlqejnë.

“Jam e maskuar si mace e zezë, sot është një prilli, është një ditë e madhe për mua, jam e gëzuar, deri tani jam grimosur në shtëpi, ishte ditë super”, tha një Fëmijë.

“Shpresojë që një ditë do të mund të bëhem zjarrfikës, dhe për këtë arsye këtë vit desha të maskohem si zjarrfikës, dhe burri tezës ma dha këtë uniformë sepse ai punon si zjarrfikës.”, u shpreh një fëmijë.

Përveç rrugëve dhe qendrës, përplot me fëmijë të maskuar ishin mbushur edhe nëpër këndet e fëmijëve. Atje këndohej e vallëzohej.

Risa Maliqi menjëherë pasi këndoi në skenë, theksoi se është veshur si këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande.

“Unë sot jam veshur si Ariana Grande, sepse shumë e kam qejf. Kur të rritem kam dëshirë të bëhem e famshme si Ariana Grande”, tha një Fëmijë.

Një prilli është festë pagane që shënonte ardhjen e pranverës, ndërsa në kohët moderne, shënohet si dita e shakasë./21Media

Back to top button