Publikohet kënga "Dasmë e madhe" nga Shkurte Mustafa

Publikohet kënga “Dasmë e madhe” nga Shkurte Mustafa

Motrat Mustafa janë ndër këngëtaret më të njohura që ka skena muzikore. Fillimisht ishin vetëm dy nga to që u bënë pjesë e skenës në moshë të hershme, Sahidja dhe Safetja, por me kalimin e viteve u bashkuan edhe motrat tjera.

Jo rrallë i keni parë bashkë tetë motrat, e ju argëtuan shumë me këngët e tyre. Por vlen të theksohet se ato sollën edhe këngë solo, të cilat u pëlqyen shumë nga fansat e tyre, transmeton rtv21.tv

Sot u publikua ripërpunimi i këngës “Dasmë e madhe”, e interpretuar nga Shkurte Mustafa. Kjo këngë u publikua për festat e fundvitit./21Media