Shkurta në mesin e valltarëve

Shkurta në mesin e valltarëve

Në fshatin Kukaj të Prishtinës, është mbajtur  edicioni i tetë i festivalit “Etno Fest” , hapja e këtij festivali  fillimisht u bë me ritin e stolisjes së nuses ilire, ku pas grimit të vajzave që ishin veshur si nuse, vizitorët kanë pasur mundësi edhe të fotografohen me to, shkraun rtv21.tv

Në njërën prej ditëve të festivalit e pranishme ishte edhe këngëtarja e njohur e publikuat shqiptar, Shkurte Fejza ku ajo edhe ju bashkëngjit  në valle grupit folklorik nga zona etnografike e Beratit
“Ura Vajgurore”, të cilët u prezantuan ne kuadër të sesionit të dytë të edicionit të tetë të festivalit “EtnoFest”. Në video Shkurta shihet duke vallëzuar valle së bashku me valltarët.

Festivali ka zgjatur për katër ditë radhazi, ndërsa dita e fundit është sot. Në programin e sivjetmë të Festivalit, ishte edhe Etno Teatri, edhe teatri për fëmijë, ku janë performuar shfaqje të ndryshme për fëmijë. /21Media