Shkurte Fejza në Thumanë

Shkurte Fejza në Thumanë

Në mesin e artistëve që po iu dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri është edhe artistja e madhe e skenës, Shkurte Fejza. Ajo udhëtoi dje drejt Thumanës, për t’i mbështetur ata qoftë me ndihma, por edhe moralisht.

Artistja publikoi një video, ku shihet se ishte në një nga vendet ku po strehohen përkohësisht të prekurit, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Dje ne Thumane

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza) on

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media