"Me artistin e madh të kombit..."

“Me artistin e madh të kombit…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar një fotografi të veçantë me mikun e saj, artistin e madh, Mirush Kabashi. Krahas fotografisë, artistja e mirënjohur i ka dedikuar fjalët më të mira për të, transmeton rtv21.tv

“Me artistin e madh të kombit, Mirush Kabashi”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër dhe u rrit në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Ndryshe, projekti i fundit i Shkurte Fejzës është “Rrushja”, që e ka sjellë në fund të muajit qershor./21Media