Çifti të lumtur pranë njëri-tjetrit

Çifti të lumtur pranë njëri-tjetrit

Ikona e muzikës shqipe, Shkurte Fejza  është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.

Shkurta ka 35 vjet martesë me Hajrush Behlulin, këngëtarja disa herë ka treguar se lidhjen e saj me Hajrushin e ka filluar që nga viti i tretë i gjimnazit.

Nga kjo lidhje shumëvjeçare, ata kanë katër fëmijë Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën, shkruan rtv21.tv

57 vjeçarja ka filluar të bëhet tejet aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht po publikon fotografi të ndryshme.

Ajo së fundmi ka publikuar një imazh të bukur me bashkëshortin e saj. Çifti shfaqen me veshje elegante  si zakonisht duken të lumtur  pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, projekti i fundit i Shkurte Fejzës është “Rrushja”, që e ka sjellë në fund të muajit qershor./21Media