Të plagosurit u transportuan në spital

Të plagosurit u transportuan në spital

Një person u vra dhe të paktën 17 mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi në jug-perëndim të Francës.

Sipas mediave lokale, drejtuesi i një autobusi privat humbi kontrollin e mjetit në rajonin Hauts-de-Seine.

Shoferi u ndalua nga autoritetet dhe u mor në pyetje. Ai iu nënshtrua testeve toksikologjike që rezultuan të ishin negative.

Zjarrfikësit dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Të plagosurit u transportuan në spital.

Po hetohet për shkaqet e aksidentit fatal, raporton oranews.