Shoferi i autobusit është lëshuar në mjekim shtëpiak

Shoferi i autobusit që u rrokullis dje në autostradën Shkup- Tetovë po mjekohet në shtëpi

Shoferi i autobusit që pësoi aksident mbrëmë, 49 vjeçari M.T. nga Gostivari është lëshuar për mjekim në shtëpi. Kështu deklaroi drejtori i spitalit “8 Shtatori”. Ai tha se policia është në komunikim me të.

Sipas dëshmitarit që e kishte dërguar në spital me makinën e tij private, shoferi nuk ka qenë në gjendje të alkoolizuar.

Dje në autostradën Shkup-Tetovë, një autobus u rrokullis dhe mori jetën e 14 personave. Nga ky aksident mbetën të lënduar më shumë se 30 të tjerë. Shtatë persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën./21Media

Back to top button