Viktima mori lëndime të rënda trupore

Viktima mori lëndime të rënda trupore

Një grua deri sa po ecte në rrugën “Wesly Clark” në Prizren e pësoi keq, pasi u aksidentua nga një veturë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30.

Sipas policisë shoferi i veturës nga pakujdesia dhe nën ndikim të alkoolit e ka goditur këmbësoren të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori./21Media