304 km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h

304 km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar masa ndaj vozitësit që kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas një njoftimi të policisë, shoferi i automjetit ishte në lëvizje me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h.

Policia ka shqiptuar masën e dënimit prej 300 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative.

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë./21Media