Temperaturat ishin shumë të ulta dhe vogëlushja ishte gjysmë e zhveshur

Loading...

Temperaturat ishin shumë të ulta dhe vogëlushja ishte gjysmë e zhveshur

Një shofere e autobusit në Milwaukee të SHBA-së ishte duke vozitur kur pa një fëmijë duke vrapuar vetëm zbathur në trotuar, temperaturat ishin shumë të ulta dhe e vogla ishte gjysmë i zhveshur, përcjell rtv21.tv

Shoferja Irena Ivic ndali autobusin dhe vrapoi për ta marrë vogëlushen në autobus, në ato momente, një pasagjere zhveshi pallton e saj dhe e mbuloi fëmijën me të derisa prisnin që të shkonin autoritetet.

Kur arritën policia dhe zjarrfikësit, vogëlushja ishte duke fjetur në prehrin e Irenës.

Policia bën të ditur se nëna e vajzës së vogël e ka lënë jashtë, andaj fëmija u bashkua prapë me babain e saj./21Media