Burri e kishte gënjyer imamin për t'i vjedhur para

Burri e kishte gënjyer imamin për t’i vjedhur para

Dy javë më parë, një imam në Ugandë shkëmbeu betime dhe nënshkroi një kontratë martese me ” nusen ” e tij në një ceremoni “nikah”. Në Islam, martesa midis nuses dhe dhëndrit është një kontratë juridike e njohur si nikah.

Çifti nuk patën marrëdhënie para dasmës, kurse pas martesës “nusja” tha se  ishte me menstruacione.

“Unë isha i duruar dhe prisja që ajo të ishte në rregull,” tha Imami.

Por javën e kaluar, Mohammed Mutumba mori tronditjen e jetës së tij pasi fqinjët thanë se ” gruaja ” e tij ishte një burrë.

Fqinjët pohuan se ” gruaja ” u hodh mbi një mur dhe vodhi televizorin dhe rrobat e tyre, përcjell portali rtv21.tv

Fqinjët raportuan rastin në një stacion policor dhe detektivët u dërguan për të arrestuar të dyshuarin.

I dyshuari mbërriti në komisariat duke veshur rroba islamike për gra dhe sandale.

 

“Siç është praktika normale, një oficerekontrolloi të dyshuarin plotësisht para se ta merrte” atë “në qeli. Por, oficerja  u trondit kur zbuloi se dyshuari kishte grumbulluar rrobat në sytjena për  tu dukur si të ishin gjinj,” tha zyrtari i hetimeve kriminale të rrethit Kayunga, Isaac Mugera.

Në kontrollin e mëtutjeshëm, policia zbuloi se i dyshuari kishte organe gjenitale mashkullore dhe e kishte informuar “burrin e saj ”, i cili e kishte shoqëruar në komisariat.

Mugera tha që i dyshuari ishte marrë në pyetje dhe ai rrëfeu se ai ia hodhi Mutumba se ai është një grua në përpjekje për të marrë paratë e tij.

Shefi i policisë  tha që i dyshuari do të akuzohet për falsifikim, vjedhje dhe marrje të mallit me pretekst.

Duke folur se si ai u dashurua me të dyshuarin, Mutumba, një imam në Xhaminë e Kyampisi, tha që të dy u takuan në xhaminë ku ai kishte shkuar për lutje.

“Unë kërkoja një grua për t’u martuar dhe, kur takova një vajzë të bukur të veshur hixhab, e pyeta për martesë dhe ajo pranoi. Ajo më tha që ne nuk mund të bënim marrëdhënie seksuale derisa të martohemi.”,  tha Mutumba e tronditur.

Ai shpjegoi se, brenda një jave, përfundoi gjithçka dhe vizitoi tezen e “nuses” për të ia paguar çmimin.  Imami pagoi dy dhi, dy qese me sheqer, veshje tradicionale Ugandane), një kartonë kripe dhe një Kuran.

Tezja të dyshuarit i tha policisë se nuk e dinte se ‘mbesa’ e saj ishte mashkull pasi ajo e njohu atë kur ishte rritur.

“Ditën e parë që e vizitoi, ai mbante një hixhab. Unë madje fjeta me të në dhomën e gjumit“,tregoi ajo./21Media