'Kërkesat tona nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme"

‘Kërkesat tona nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme”

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë- PRAK sot i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 5 vjetorit të hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimet Shëndetësore.

Sipas PRAK-ut, Qeveritë e deri tanishme kanë dështuar në impelementimin e këtij ligji, që do të thotë shkelje kolektive të të drejtave elementare të njeriut.

Miratimi i këtij ligji, ishte një shpresë për qytetarët e vendit, që pos sëmundjeve që ju kanosen, të mos kenë edhe hallin e sigurimit të mjeteve financiare për trajtimin e këtyre sëmundjeve. Por, fatkeqësisht qeveritë para jush dështuan në implementimin e këtij ligji, gjë që përbën një shkelje kolektive të të drejtave elementare të njeriut. Veq kësaj, mos implementimi i këtij ligji, ka bërë që reforma në shëndetësi të bllokohet, për më keq të ketë një regres prapa”, ka shkruar PRAK në letrën e dërguar Haradinajt.

Sipas tyre, e gjithë kjo nënkupton rrënimin e Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor.

“I nderuar Kryeministër, me këtë trend të përgatitjeve për implementimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, edhe qeveria e juaj nuk do të arrij ta implementoj. Kësisoj, qytetarët e Kosovës do të mbesin edhe gjatë qeverisë tuaj nën mëshirën e portaleve duke kërkuar ndihmë për trajtimin e sëmundjeve. Arsye kryesore që ne mendojmë pse nuk po implementohet ky ligj, mendojmë se ka qenë dhe mbetet mungesa e vullnetit që qeverive të deritanishme, duke përfshirë edhe këtë aktuale”, ka theksuar PRAK.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, i ka bërë lutje kryeministrit që Sigurimin Shëndetësor ta fus në prioritet e tij.

Prandaj, i nderuar kryeministër, ju lusim që ta vendosni në top prioritetet e juaja Sigurimin Shëndetësor të qytetarëve, pasi që konsiderojmë edhe qytetarët sigurinë shëndetësore e kanë para agjendave evropiane, të dialogut të kufijëve etj … Duke e ditur se: • Sigurimet shëndetësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve; • Për implementimin e tyre duhet angazhim i madh multidimensional dhe ndërministror; • Sigurimet janë e vetmja rrugë që mundëson rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor”, ka deklaruar PRAK.

Sipas Shoqatës, sigurimet shëndetësore janë çështje ndërsektoriale madje, nacionale dhe si të tilla, një ministri e vetme, vështirë mund t’i shtyjë proceset përpara.
Të ketë një plan të qartë të implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, me të cilin do të jetë i informuar edhe publiku; – Një paqartësi dhe jotransparencë e këtillë ndaj publikut, mund t’i deformojë pritjet e qytetarëve dhe të sjell pasoja serioze për suksesin e implementimit të sigurimeve. Të fillohet me blerje të shërbimeve, jo me mbledhje të premiumeve. Prekja e fryteve të përfitimit, do ta rriste besueshmërinë në sigurime gjë që është jetike për të ardhmen e Fondit”, ka njoftuar PRAK.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë më tuje ka theksuar se është e vetëdijshme që kryeministri ka edhe obligime të tjera shtetërore. Mirëpo, kërkesat e tyre nuk është se ata i duan por, ato janë nevoja të domosdoshme.

“Jemi të vetëdijshëm që Ju keni edhe shumë obligime të tjera shtetërore. Por, këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahe të mbarë. Në të kundërtën, një vend që të zhytë në varfëri vetëm se t’i kërkon shërim aty, ai vend bëhet i pajtueshëm” , ka theksuar më tutje PRAK. /21Media