Lladrovci falënderoi Kastratin për ndihmat

Lladrovci falënderoi Kastratin për ndihmat

Halil Kastrati, së bashku më kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci sot ndanë paku ushqimore për 50 familjet e banesave të banimit social në Çikatovë të Re të Drenasit.

Donacioni i siguruar nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit”, ndërsa përzgjedhja e përfituesve, siç njofton komuna, u bë në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, respektivisht nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kryetari Lladrovci falënderoi Kastratin për ndihmat që ka ofruar për qytetarët e Komunës së Drenasit, për të ju ndihmuar që të tejkalojnë gjendjen e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.

Javën e ardhshme, komuna e Drenasit, me buxhetin nga kategoria e subvencioneve do të ndajë 600 pako ushqimore për familjet në nevojë.

“Në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës, me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit është miratuar propozim vendimi i Kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 229.200 euro për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia e virusit COVID-19.”, njofoi komuna e Drenasit./21Media