Momente nga dasma madhështore e Bleros dhe Afronës

Momente nga dasma madhështore e Bleros dhe Afronës

Dasma e çiftit të mirënjohur të estradës, Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, mblodhi sot emra të shumtë jo vetëm nga arti, por edhe nga fushat tjera. Kjo dasmë që rrëmbeu vëmendje mediatike qe sa kohë ende pa u mbajtur, lirisht mund të cilësohet si një ndër dasmat e vitit 2019.

Çifti u përkujdes për çdo detaj. Duke mos lënë anash as miqtë e Bleros që po përkujdesën maksimalisht për atmosferën, transmeton rtv21.tv

Në mesin e emrave të njohur që po marrin pjesë në dasmën e çiftit të njohur janë këngëtarja Leonora Jakupi, këngëtari Besart Halimi me bashkëshorten, këngëtari Korab Shaqiri me bashkëshorten, këngëtari Meda me bashkëshorten, moderatori Robert Bojaj dhe bashkëshortja e tij, Geta Mulliqi, kompozitori Ilir Berani dhe gruaja e tij, Gili, këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, moderatorja Blerona Zeqiri, e shumë emra të njohur.

Ndërsa, për argëtimin e mysafirëve po përkujdesen Sabri Fejzullahu, Shkurte Gashi, Meda, Besnik Qaka.

Ceremonia madhështore po mbahet në Shëngjin./21Media