Miqësia e veçantë mes një gruaje dhe një blete pa krahë

Miqësia e veçantë mes një gruaje dhe një blete pa krahë

Vitin e kaluar, Fiona Presly ishte duke punuar kopshtin e saj në Skoci kur pa një bletë të vogël.

“E mora atë dhe vërejta diçka të veçantë, ajo nuk kishte krahë”, tregon Presly, e cila pastaj i dha asaj sheqer, ujë dhe e vendosi afër një luleje- mirëpo bleta nuk kishte lëvizur as kur ajo u kthye aty pas disa orësh.

“E mora atë brenda atë natë, e mbajta ngrohtë dhe i dhashë më shumë ushqim. Mendova që do ta largoja ditën e ardhshme, mirëpo koha ishte mjaft e keqe, kështu që vendosa ta mbajë brenda”, vazhdon rrëfimin ajo.

Bletën e quajti “Bee” dhe i ndërtoi një shtëpi të vogël me lule në të.

Presly tutje shpjegon ndjenjën e lumturisë që ajo i kishte dhuruar bletës, duke thënë se tashmë nuk ndihej e vetme apo e pambrojtur.

Megjithatë, bletët nuk janë specie që jetojnë gjatë, dhe Presly dhe Bee duhej të jepnin lamtumirën pesë muaj më pas.