I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që kanë arritur të identifikojnë dhe të e shoqërojnë në stacionin policor, personin që dyshohet që sulmoi dje një grua të komunitetit rom.

Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sulmimi i një gruaje në Lipjan, e cila dje u bë virale në rrjetet sociale dhe u apostrofua që është e rrezikshme ka ngjallur reagime të shumta, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, KLMDNj, Rrjeti i Grave të Komuniteteve./21Media