Shtatë shoqe vendosën që pleqërinë ta kalojnë në një shtëpi

Shtatë shoqe vendosën që pleqërinë ta kalojnë në një shtëpi

Në Kinë shtatë shoqe kanë blerë një shtëpi ku kanë në plan të kalojnë pleqërinë së bashku.

Sipas mediave të huaja, krejt kjo filloi si një shaka, por pastaj vendosën që këtë shaka ta bënin realitet. Shtëpia është në një fshat në periferi të Guangzhout dhe ka kushtuar rreth 580 mijë dollarë.

Shtëpia e tyre është moderne, kati përdhesë është llogaritur për hapësira të përbashkëta ku shoqet planifikojnë të kalojnë kohën e lirë, kati i dytë dhe i tretë me dhoma private.

Shtëpia do të ketë po ashtu një dhomë me dritare me pamje nga fushat e gjelbra.

Shoqet kanë rënë dakord që të mësojnë ndërkohë të gatuajnë, të mësojnë si t’i bëjnë punët e koposhtit e madje të kurohen me ilaçe natyrale të mjekësisë tradicionale popullore kineze, gjëra që do t’u nevojiten kur të kenë dalë në pension. /21Media