Takimet e para më 11 dhe 12 korrik

Takimet e para më 11 dhe 12 korrik

Kampioni i Shqipërisë, Kukësi do të luajë kundër Sheriff Tiraspolit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kjo u përcaktua nga hedhja e shortit në Nyonit, ku skuadra shqiptare është vënë përballë ekipit nga Moldavia.

Ekipet kundërshtare zhvillojnë nga dy ndeshje – një në udhëtim dhe një si vendas.

Takimet e para do të zhvillohen më 11 dhe 12 korrik, kurse ato kthyese më 18 dhe 19 korrik./21Media