"Shota" fiton tri çmime

“Shota” fiton tri çmime

Fitues i çmimit të parë të festivalit si dhe çmimeve për veshjen dhe muzikë në festivalin “Vitosha Folk Fest 2018” që u mbajt në Bullgari, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka arritur të jetë fitues edhe me tri çmimeve kryesore të Festivalit.

Ansambli “Shota është shpërblyer edhe me çmimin për koreografinë më të mirë si dhe për muzikën më të mirë.

Në një postim në faqen zyrtare në facebook të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” thuhet se ky institucion ka triumfuar në këtë festival pavarësisht nga konkurrenca e fortë që ishte dhe në këtë mënyrë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka dëshmuar se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend./21Media