Ansambli "Shota" mori tri çmime

Ansambli “Shota” mori tri çmime

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, është shpërblyer me çmimet më të rëndësishme të festivalit “Vitosha folk fest 2018”. Ky festival u mbajt mbrëmë në Sofje të Bullgarisë.

Ata kanë arritur që të rrëmbejnë tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë, shkruan rtv21.tv.

“Në konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, në festivalin “Vitosha folk fest 2018” Ansambli ynë kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” edhe njëherë dëshmoi se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend, duke rrëmbyer çmimet më të rëndësishme të këtij festivali ndërkombëtar me traditë siç janë : Best Koreografi, Best Music dhe Festival 1-st Prize”, thuhet në njoftimin e ansamblit në “Facebook”.

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” është themeluar me 30 Shtator 1950, si Ansambël Shtetëror. Ndërsa nga viti 1994, Ansambli funksionon me emërtimin e ri: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”./21Media