Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi janë shënuar rekorde

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi janë shënuar rekorde

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm për kandidatin për kryetar, Albin Kurti kanë votuar 98.82%, kundër 0.61% , abstenim 0.57% dhe të pavlefshme 0.26%.

Ndryshe, sot u mbajtën zgjedhjet e brendshme 2018 për kryetar të VV-së, kandidat i vetëm ishte Albin Kurti.