VV prinë me mbi 200 mijë vota

VV prinë me mbi 200 mijë vota

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.

“Kjo shpallje vjen pas përfundimit të të gjitha procedurave”, tha Daka.

Lëvizja Vetëvendosje prinë me 220.811 vota apo 26.15% me 32 deputetë, LDK me 206 mijë e 458 vota apo 24.45% me 29 deputetë, PDK me 178 mijë e 645 vota apo 21.16% me 25 deputetë, AAK -PSD 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë, LS me 57 mije e 15 vota apo 6.75% me 10 deputetë.  Nisma me 42 mijë e 72 vota apo 4.98%./21Media