Shpallen të pafajshëm të akuzuarit e aferës “Pronto”

Hoti: Nuk ka prova se të akuzuarit kanë kryer veprën penale.-Berisha: Është një epilog i merituar.-Reagoi prokurorja speciale Drita Hajdari

Gjykata Themelore në Prishtinë, i shpalli të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Pronto”. Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, deklaroi se nuk janë gjetur prova se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar. Prokurorja e rastit, Drita Hajdari, është shprehur e zhgënjyer me vendimin lirues të gjykatës, duke theksuar se ky nuk është rasti i parë kur të fuqishmit e politikës i shmangen drejtësisë./21Media

Back to top button