"Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!"

Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!”

Qeveria do të përfshijë nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.

Lajmin e dha vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa.

Nga ana tjetër, Rama përsëriti lutjen për durim.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”.

Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit, raporton oranews.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa të lënduar janë qindra persona.