Konkurs për kadetët e rinj 2019/2020

Konkurs për kadetët e rinj 2019/2020

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, shpall zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e kadetëve–për studime në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe për studime në shtetet partnere, si në Republikën e Turqisë, Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Kroacisë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Konkursi shpallet sipas Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së kadetëve të rinj që do të pranohen në Qendrën Universitare të FSK-së dhe në akademitë ushtarake të shteteve partnere.

Kriteret e përgjithshme për kadetë të FSK-së janë si në vijim: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-21 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit, si dhe të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë.

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: shqyrtimi fillestar i aplikacioneve; testi i aftësive; testi fizik; intervista me shkrim dhe me gojë; testi mjekësor; trajnimi; verifikimi; emërimi si dhe e drejta e ankesës.

Dokumentet e kërkuara për aplikim sipas konkursit janë: diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara; certifikata, mirënjohje (nëse posedon); certifikata e lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj); certifikata e shtetësisë; vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht; kopja e letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).
Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët konkurrojnë, mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi t’i kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes.

• Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 23 maj 2019 deri më 13 qershor 2019.

Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të testimeve.

Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes https://mod.rks-gov.net(ëëë.mksf-rks.org) apo ëëë.rks-gov.net/mfsk, ku do të publikohet edhe konkursi. Formularët duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.