Në garë janë 16 këngë

Në garë janë 16 këngë

Festivali ‘Zambaku i Prizrenit’ sivjet shënon edicionin e tij të tridhjetë. Këshilli organizativ i festivalit të këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, shpallë listën e këngëve konkuruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit.

Nga të gjitha këngët konkuruese të edicionit të 30-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: Dirigjenti, Jetmir Barbullushi (kryetar i jurisë),  profesoresha, Nora Rrema Alishani (anëtare) dhe , profesor, Misbah Kaçamaku (antar), ka selektuar 16 këngë garuese:

Nostalgji – Sedat Kuqi

Autor & Tekst: Mysafer Qafleshi – Orkestrim: Visar Kuqi

Lule Lule – Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj

Autor: Nexhat Macula – Tekst: Shkodran Tolaj – Orkestrim: Riza Dolaku

Këtë natë – Artemisa Hithi

Autor: Gazmend Kraja – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja

Dashuri pa fund – Emi & Artan Bakia

Autor & Teskt & Orkestrim: Artan Bakia

Do të çmend – Rovena Dilo

Autor: Adrian Hila – Tekst: Rovena Dilo – Orkestrim: Adrian Hila

Ura e dashurisë – Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku

Autor: Veton Perolli – Tekst: Musa Bushrani – Orkestrim: Edon Ramadani

Të gjejë në zemër – Qëndresa Bunjaku & Altruis Morina

Autor & Teskt: Arijeta Daci – Orkestrim: Hysni Klinaku

Vallëzim lamtumire – Klea Kasemi

Autor: Arben Skenderi – Tekst: Denata Toçe – Orkestrim: Kristi Belo

Ndarjen nuk e dua – Besnik Nurkollari

Autor & Tekst: Kujtim Gërmizaj – Orkestrim: Ali Babayunus

Jo mos thuaj jo – Orjeta Kelaj

Autor & Teskt & Orkestrim: Nexhat Rexha

Te Marashi po të pres – Shaban Krasniqi

Autor: Arbër Krasniqi – Tekst: Shaban Krasniqi – Orkestrim: Arbër Krasniqi

O gece – Eren Karaibo

Huseyin Kazaz – Tekst: Bekir Yavuz – Orkestrim: Ali Babayunus

Kënga që s’mbaron – Majlinda Cikaqi

Autor: Valton Beqiri – Tekst: Fatmir Muja – Orkestrim: Valton Beqiri

Ditë e re – Orgesa Zaimi

Autor: Bojken Lako – Tekst: Andi Lazaj dhe Bojken Lako – Orkestrim: Bojken Lako

Ty Prizren – Urim Salihu

Autor & Tekst & Orkestrim: Shefqet Hoxha

Një lules – Laurjan Ejlli

Autor: Oleg Gjerga – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja.

‘Zambaku i Prizrenit’ në historikun e tij kishte për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore përmes këngës së lehtë, si dhe ishte fryt i punës aktive të shumë aktivistëve kulturor prizrenas. Ai është themeluar nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës së lehtë si baladat, shansonet e serenatat.

Ky festival përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës së lehtë, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtar, kompozitor, poet, instrumentist, etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë./21Media

L