Sipas Elezit, KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni

Sipas Elezit, KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve aktualisht janë duke u rinumëruar votat e katër vendvotimeve, për të cilat ka marrë vendim dje komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas këtyre të fundit ky proces do të përfundojë për dy orë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se mbrëmë pas mesnatës janë numëruar të gjitha votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta të cilat kanë qenë të planifikuara të numërohen këtu në QNR. Rezultati i këtyre votave është pasqyruar në tabelën që është këtu në QNR“, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ tashmë varet nga vendimmarrja e një institucioni tjetër, e që në fakt mund të ndikojë në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Sipas vendimit, PZAP duhet të rivendos lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni dhe sigurisht se sikurse në të kaluarën do të veprojë në përputhje me vendimin e tij. Se a do të ketë ndikim në kohëzgjatjen e shpalljes së rezultateve përfundimtare, sigurisht se tashmë nuk është në dorën e KQZ-së kjo gjë, pasi varemi nga vendimmarrja e një institucioni tjetër. Do të presim vendimin për të proceduar më tej“, ka shtuar Elezi.

Përndryshe, në QNR janë rinumëruar votat e mbi 850 vendvotimeve.