Përfitimet që mund të merrni nga përdorimi i shpargujve

Përfitimet që mund të merrni nga përdorimi i shpargujve

Shpargujt janë perime që përdoren në masë dhe me shumë vlera ushqyese. Përfitimet që mund t”i merrni nga përdorimi i tyre janë të shumta.

Ata janë të mbushur me antioksidantë, duke u renditur në mesin e frutave dhe perimeve që kanë aftësi të neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme. Për këtë arsye, sipas disa hulumtimeve shkencore, besohet se shpargujt mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes.

Përveç plakjes fizike, me shpargujt mund të luftoni edhe plakjen e trurit. Ata janë burim folatesh që punojnë me B12, vitamina që këshillohet për fleksibilitetin e trurit dhe jo vetëm.

Kjo bimë barishtore, së bashku me avokadon apo lakrat, është një burim veçanërisht i pasur i glutationit.

Shpargujt janë një burim shumë i mirë i fibrave, folateve, vitaminës A, C, E dhe K.

Poashtu ata janë edhe diuretikë natyrorë. Shtresat e jashtme të shpargullit përmbajnë më së shumti vitamina e minerale dhe për këtë arsye këshillohet t’i përgatisni të paqëruara./21Media