“Ambël e Thartë” lansohet në Amfiteatrin e Tiranës

“Ambël e Thartë” lansohet në Amfiteatrin e Tiranës

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Deda këtë vit ka shënuar 10 vjetorin e karrierës së tij, shkruan rtv21.tv

Artisti ka vendosur që për këtë përvjetor, që nga data 12 tetor të nis një turne që titullohet “Ambël e Thartë” dhe do të mbahet në 10 qytetet e Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur artisti përmes një video të postuar në rrjetin social Instagram. “10 vite ëndrra dhe shkëndija ✨ Jam i lumtur t’ju ftoj në inaugurimin e turit tim “Ambël e Thartë” me 12 tetor në Tiranë. Shihemi në Amfiteatër – informatat per qytetet tjera në Shqipëri vijnë shpejt!”, ka shkruar ai në videon e postuar.

https://www.instagram.com/p/BohC6koHo4t/?taken-by=shpatdeda

View this post on Instagram

#shpatdedatour #ambeletharte

A post shared by Shpat Deda (@shpatdeda) on

View this post on Instagram

#shpatdedatour #ambeletharte

A post shared by Shpat Deda (@shpatdeda) on

Kujtojmë që Shpati ka bashkëpunuar me këngëtaren angleze Joss Stone në këngën “Kosovo”, video e të cilës është xhiruar në sheshin “Skëndërbeu”, në Prishtinë. Kënga deri tani ka marrë mbi 20 mijë klikime në Youtube./21Media