Së shpejti

Së shpejti

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka paralajmëruar fansat për projektin e ri muzikor që do ta publikojë së shpejti, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se kënga e tij e re titullohet “Gjithë jetën”.

“Sa nga ju e presin këngën time më të re ‘Gjithë jetën’, publikohet së shpejti”, ka shkruar Shpat Kasapi.

Ndryshe, “Chika” është projekti i fundit muzikor që Shpat Kasapi ka sjellë në bashkëpunim me Erion Hotin. Kënga numëron mbi një milion klikime në Youtube./21Media