Në luftën e fundit mundi gjeorgjianin Ilia Sulanidze

Në luftën e fundit mundi gjeorgjianin Ilia Sulanidze

Xhudisti kosovar, Shpat Zeka ka fituar të bronztën në Kupën Botërore të xhudos për junior të mbajtur në Leibtnitz të Austrisë, kategoria -100 kg.

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një shkrimi në Facebook bën të ditur se Shpati shënoi pesë fitore, ndërsa medaljen e fitoi me repesazh.

Në luftën e fundit mundi gjeorgjianin Ilia Sulanidze. Nga garuesit tjerë pjesëmarrës, Flaka Loxha (-57 kg) dhe Arbër Kullashi (-73 kg) shënuan nga një fitore, ndërsa garuesit tjerë nuk e kishin ditën, duke u ndalur në raundin e parë.