Prapaskenat e xhirimeve

Prapaskenat e xhirimeve

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

“Gjithë jetën”, titullohet kënga e re nga Shpati e cila do të vijë e shoqëruar me videoklip.

Në rrjetin social Instagram, këngëtari ka publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit të këngës së re.

Ndryshe, “Chika” është projekti i fundit muzikor që Shpat Kasapi ka sjellë në bashkëpunim me Erion Hotin. Kënga numëron mbi një milion klikime në Youtube./21Media