Ahmeti shkoi në Tiranë

Ahmeti shkoi në Tiranë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është takuar me kryetarin e Tiranës Erion Veliaj.

Të kryetarët janë takuar në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.

“Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, tha Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”.

Shpend Ahmetin në Tiranë u shoqërua nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, drejtorët dhe kabineti i tij./21Media