Ahmeti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ahmeti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Anëtarët nga Partia Socialdemokrate që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti nga sot nuk do të jenë pjesë e Delegacionit Shtetëror.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj partie, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Ahmeti tha se PSD e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që mori sot mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Dialogun Kosovë-Serbi.

Kreu i PSD-së ka thënë se që nesër ne do t’i dorëzojnë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend.

“Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet koncesus dhe vendimmarje në Kuvend. Përndryshe, pas sfidimit të LDK dhe VV ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Do të vazdojmë të japim qëdnrimet tona konstruktive përmes grupit tonë parlamentar”, ka shkruar ai.

Sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë përgjigje kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kërkuan vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. E sipas Gjykatës nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ekipin Negociator të Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti. Ky ekip, ishte paraparë të funksiononte mbi bazën e Ligjit për kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, por i cili ishte kontestuar nga LDK dhe Vetëvendosje, të cilat i ishin drejtuar Kushtetueses me kërkesën për interpretim./21Media