Sipas Duas, ky është vetëm fillimi për artin e Kosovës

Sipas Duas, ky është vetëm fillimi për artin e Kosovës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot ka prit në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me ç’rast i ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”. Ndër të tjera kryetari Ahmeti, ka falënderuar Duan që po e vendosë Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj.

Ndërsa Dua u shpreh të jetë e lumtur që do të performojë për të dytën herë para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndjehet mirënjohëse siç ka thënë edhe vet Dua “pa juve s’do të isha këtu”.

“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija”.

Ndryshe, kjo është  hera e parë ku Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhuron “Çelësin e Prishtinës”./21Media