Arben Vitia, asamblisti më i votuar

Arben Vitia, asamblisti më i votuar

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka prezantuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin komunal të Prishtinës.

Duke falënderuar të gjithë  qytetarët e Prishtinës që sipas tij ‘i dhanë krahë’, Ahmeti tha se tash në Kuvendin Komunal kanë përfaqësimin edhe profesional, që nga arti deri te shëndetësia dhe arsimi.

“Pse ka qenë e nevojshme që ta kemi krahun e kuvendit komunal, Në zotimet që i kemi për mandatin e ardhshëm na nevojitet vota dhe shumica e asamblistëve. Prishtinën e falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë. Asamblisti më i votuar në Kosovë është Arben Vitia”, tha Ahmeti./21Media