Ahmeti falënderon qytetarët për dalje në votim

Ahmeti falënderon qytetarët për dalje në votim

Lideri i PSD-së, njëherësh kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Vetëvendosjen dhe LDK-në njëra prej të cilave mund të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

“Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ai tutje falënderoi qytetarët për daljen në zgjedhje, si dhe u zotua që do të vazhdojnë të punojnë.

“Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!…
…Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë.”, deklaroi Ahmeti.

Sipas rezultateve preliminare të deritanishme të KQZ-se, Vetëvendosje po prinë me 26.01% të votave, kurse e dyta është LDK- me 25. 04. % të votave, kursePDK me 21. 18% të votave.

Pak më parë në një konferencë për media, lideri i PDK-së Kadri Veseli pranoi se ky subjekt politik do të dalë në opozitë./21Media